Nga Lufta te Paqja, Ballkani, Lindja e Mesme, Ukraina
Nga Lufta te Paqja, Ballkani, Lindja e Mesme, Ukraina
Daniel Serwer
Përse dhe si u nda Ballkani dhe çfarë bënë Shtetet e Bashkuara, Europa, Kombet e Bashkuara dhe organizatat ndërkombëtare për ta bashkuar rajonin, është një pyetje shumë e rëndësishme, që s‘mund të injorohet. Dyshimet rreth asaj që është bërë janë të shumta, por rajoni duket qartë se sot gjendet ne një formë më të mirë se sa në vitet 1990. Kuptimi i Ballkanit mund të na tregojë se çfarë duhet të bëjmë tjetër dhe ta ndihmojmë rajonin për të kuptuar historinë e vet, me synimin për të shmangur një shpërthim në të ardhmen. Marrëveshja e Dejtonit i dha fund luftës në Bosnjë në vitin 1995, Lufta e Kosovës mbaroi në vitin 1999 dhe konflikti i armatosur në Maqedoninë e Veriut përfundoi në vitin 2001. Tani është koha t‘i peshojmë gjërat me kujdes.
Ky libër synon të analizojë luftërat e njëpasnjëshme në Jugosllavi pas vitit 1989 dhe më pas vendosjen e paqes në vitet 1990 dhe 2000 deri në ditët e sotme.