Lufta e shqiptarëve në Botën e Vjetër dhe të Re

"Lufta e shqiptarëve në Botën e Vjetër dhe të Re" na jep një përmbledhje interesante dhe me vlerë të katër dekadave të para të jetës së komunitetit shqiptaro-amerikan në Shtetin e Masaçusetsit. Ky komunitet, që ishte i përqendruar në Boston, ishte nga vendbanimet e para të shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara dhe ishte komuniteti më i madh dhe më i rëndësishëm i tyre në fillim të shekullit të njëzetë dhe deri në fund të viteve 1960. Në të vërtetë, aty nga viti 1914, Bostoni ishte kryeqyteti i padiskutueshëm i kolonisë shqiptaro-amerikane, që në atë kohë ishte si qendra më e rëndësishme e nacionalizmit shqiptar dhe e veprimtarisë patriotike të diasporës.

Përpiluar dhe shkruar nga anëtarët e Projektit të Shkrimtarëve Federalë i Administratës së Masaçusetsit, SHBA 

IR Library